Xpert Albania

KUSHTET E PERGJITHSHME

Xpert Albania  ofron këtë faqe interneti për arsye  informimi, lidhur me shërbimet që ofron kjo kompani.

Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara janë të karakterit informativ dhe  Xpert Albania  rezervon të drejtën për t’i ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave.Xpert Albania  mund të vendosë në cdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe përkatësisht, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar apo përmirësuar faqen apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm të Xpert Albania . Funksionaliteti i kësaj faqe është tërësisht në diskrecion të Xpert Albania.

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.

Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit https://xpertalbania.com/.
Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi, pa asnjë rezervë. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive intelektuale të zyre Xpert Albania. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim , përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe , riprodhimi dhe ose ripublikimi I tyre është i ndaluar.

Duke aksesuar këtë faqe, Ju pranoni se është I ndaluar përdorimi I kësaj faqe në mënyra të tilla që mund të jenë të dëmshme, të jashtëligjshme apo që përbëjnë mashtrim. Xpert Albania nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, Ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, fireëall apo broëser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.

Shkelja e këtyre kushteve I jep të drejtë Xpert Albania  t’ju heqë aksesin në këtë faqe apo për cfarëdolloj arsye tjetër që Xpert Albania  konsideron të drejtë dhe të nevojshme.

Procedura e kryerjes së aplikimit për punë në rrugë elektronike.

Faqja e internetit https://xpertalbania.com/ do të listojë punët qe ofrohen nga bashkëpuntoret tanë , sipas kategorive që faqja ofron me të gjitha karakteristikat që i identifikojnë punet. Ju si klient mund te përzgjidhni punën që dëshironi të aplikoni  duke klikuar apliko  ose duke kontaktuar direkt me Xpert Albania.

Ju bëjmë me dije se për cfarëdolloj shqetësimi apo ankese, pyetje, etj. lidhur me punët që ofrohen nga ne në këtë faqe, Ju do të kontaktoni me Xpert Albania në mënyrën më të lehtë që ju dispononi  si  telefon , email , mesazh etj.

Faqja https://xpertalbania.com/ është dhe do të jetë në respektim të plotë të Ligjit 9887/2008 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’ I ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme apo sugjerime/pyetje rreth eksperiencës tuaj online, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: [email protected] ose në: +355 67 50 22 244.

Kontakt