Xpert Albania

Politikat e privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Xpert Albania  mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve, kandidatëve që marrin pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve/punonjësve të ardhshëm të Xpert Albania , individëve që ankohen në lidhje me problematikat apo mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrojmë etj, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Xpert Albania  disponon faqen https://xpertalbania.com/ , nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, lidhur me përmbushjen e funksioneve dhe përgjegjësive të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi , informacione në lidhje me shërbimet që ofron në fushën e gjetjes së personelit të kualifikuar për cdo kompani . 

Objekti i Politikave të privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të punësimit, të rregulluara nga legjislacioni përkatës etj, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Xpert Albania  kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Siguria

Xpert Albania  siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar
e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Pyetje/Ankesa/Informacion

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të Xpert Albania.

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: 

https://xpertalbania.com/lutemi të na kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
Kompleksi “Mangalem”,
Kodi postar 1001,
Tiranë, Shqipëri

Kontakt